K.R.U. "Hidrodrini" SH.A. – Pejë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit

PEJË, ISTOG, KLINË, DEÇAN, JUNIK

PEJË, ISTOG, KLINË, DEÇAN, JUNIK

Politikat e Privatësisë – K.R.U “Hidrodrini” Sh.A. Pejë

🛡️ POLITIKAT E PRIVATËSISË
K.R.U “Hidrodrini” Sh.A. Pejë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” Sh.A. është ndërmarrje publike që ofron shërbime të furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizim për qytetarët e rajonit. Njoftimi hartohet në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe synon t’ju informojë mbi mënyrën sesi përpunojmë dhe mbrojmë të dhënat tuaja personale.

⚙️ Përpunimi i të Dhënave Personale

K.R.U “Hidrodrini” Sh.A., në cilësinë e kontrolluesit të të dhënave, ka vendosur masa sigurie që garantojnë se përpunimi i të dhënave tuaja bëhet në mënyrë të ligjshme, të drejtë dhe transparente.

Ky dokument mund të përditësohet periodikisht. Ju ftojmë të konsultoni rregullisht këtë politikë për çdo ndryshim të mundshëm.

❓ Përse i mbledhim të dhënat tuaja?

Përpunimi i të dhënave është thelbësor për ofrimin e shërbimeve tona:

  • Lidhja dhe menaxhimi i kontratave të furnizimit me ujë dhe kanalizim
  • Faturimi dhe arkëtimi i pagesave
  • Mirëmbajtja e shërbimeve teknike
  • Trajtimi i ankesave dhe kërkesave tuaja
  • Përmbushja e obligimeve ligjore dhe rregullatore

Të dhënat përpunohen vetëm për qëllime specifike dhe nuk përdoren për qëllime të tjera të papërshtatshme.

🔐 Siguria e të dhënave personale

K.R.U “Hidrodrini” Sh.A, zbaton masat e duhura fizike, organizative dhe teknike për të mbrojtur të dhënat tuaja personale në pajtim me dispozitat përkatëse të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Kohëzgjatja e ruajtjes së të dhënave personale varet nga qëllimet e përpunimit për të cilat ato janë mbledhur dhe është e rregulluar me Ligjin përkatës për Arkivat Shtetërore ose me ndonjë ligj tjetër përkatës.

📋 Çfarë të dhënash përpunojmë?

  • Emër dhe mbiemër
  • Numër personal
  • Adresë banimi dhe shërbimi
  • Numër telefoni & adresë emaili
  • Numër konsumatori & kontrate
  • Të dhëna financiare (faturat & pagesat)
  • Lexime të ujëmatësve

Të dhënat ruhen vetëm për aq kohë sa është e domosdoshme për ofrimin e shërbimeve dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore.

! Të drejtat tuaja

Ju keni të drejtë të:

  • Kërkoni qasje në të dhënat tuaja
  • Korrigjoni ose përditësoni të dhëna të pasakta
  • Kërkoni fshirjen e të dhënave, në raste të caktuara
  • Kundërshtoni përpunimin në situata të veçanta
  • Kufizoni përpunimin
  • Parashtroni ankesë pranë Agjencisë për Informim dhe Privatësi

👤 Kush është përgjegjës?

Kontrollues i të dhënave: K.R.U “Hidrodrini” Sh.A.

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Redžo Kojić

✉️ Email: [email protected]

📣 E drejta e ankimimit

Për të ushtruar ndonjë të drejtë, kërkesa duhet të dërgohet me shkrim ose përmes email-it. Në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, çdo person fizik që beson se i është shkelur e drejta për mbrojtjen e të dhënave personale, mund të paraqesë ankesë në K.R.U “Hidrodrini” Sh.A. në e-mail adresën: [email protected] pastaj pranë Agjencisë për informim dhe Privatësi me adresë: Rr. Zejnel Salihu - Nr.22, 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës (Web: https://aip.rks-gov.net/).

🔄 Përditësimi i Politikës së Privatësisë

Ne mund të përditësojmë herë pas here politikën tonë të privatësisë dhe do t'ju njoftojmë për çdo ndryshim duke postuar Politikën e re të privatësisë në këtë faqe. Faqja e internetit mund të përmbajë linqe të ndryshme të faqeve të tjera të internetit, për të cilat ju rekomandojmë të i lexoni politikat e privatësisë të faqeve të tyre.

📬 Na kontaktoni

Për çdo pyetje ose shqetësim lidhur me këtë politikë, ju ftojmë të kontaktoni zyrtarin përgjegjës në emailin: [email protected]