K.R.U. "Hidrodrini" SH.A. – Pejë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit

PEJË, ISTOG, KLINË, DEÇAN, JUNIK

PEJË, ISTOG, KLINË, DEÇAN, JUNIK

Impianti për trajtimin e ujërave të zeza

Objektivi kryesor i projektit “Trajtimi i ujërave të zeza në Kosovën Jugperëndimore, Faza IV (Pejë)” është që të përmirësojë ndjeshëm mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të zeza në qytetin e Pejës. Kjo do të kontribuojë në mbrojtjen e burimeve sipërfaqësore dhe të ujërave nëntokësore në zonën e projektit, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës së popullsisë së Pejës. Deri më sot, në zonën e projektit, trajtimi i ujërave të zeza në aspektin higjenik dhe mjedisor nuk ekziston.

Derisa zona e ndërtuar e Pejës është e kanalizuar në masë të madhe, ujërat e zeza të grumbulluara shkarkohen në lumin Lumbardhi i Pejës pa ndonjë trajtim paraprak, duke çuar kështu në ndotjen e mjedisit ujor, përkeqësim të gjendjes sanitare dhe duke shkaktuar rreziqe shëndetësore për popullatën. Për të përmirësuar këtë situatë, masat e parashikuara të investimeve në kuadër të projektit përfshijnë mbylljen e shkarkimeve aktuale të ujërave të zeza të papërpunuara në lumin Lumbardhi i Pejës dhe lidhjen e rrjeteve ekzistuese të kanalizimeve në rrjetat e reja të kanalizimeve.

Si rrjedhojë, komponentët kryesorë të projektit janë; ndërtimi i rrjetit të transmisionit nga njëra anë dhe nga ana tjetër realizimi i impiantit komunal të trajtimit të ujërave të zeza në Pejë (faza e parë e zbatimit).

Qeveria e Kosovës në bashkëpunimin financiar me KfW dhe SECO ka në plan zbatimin e këtij projekti, i cili do të menaxhohet nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” sh.a. -Pejë. DAHLEM Consulting Engineers është angazhuar si Konsulent Zbatues për të ndihmuar agjencinë ekzekutive KRU “Hidrodrini” gjatë implementimit fizik të sistemeve të reja të transmisionit të ujërave të zeza dhe impiantit të trajtimit të Ujërave të zeza (ITUZ).

Shërbimet e Konsulentit Zbatues përfshijnë përgatitjen e dokumenteve të hollësishme të projektimit dhe të tenderit, asistencën për AEP në tenderimin dhe kontraktimin, si dhe mbikëqyrjen e ndërtimit për masat e propozuara të projektit.

Plani aktual i angazhimit të palëve të interesit (PAPI) siguron procesin e konsultimit dhe angazhimit të palëve të interesuara për këtë Projekt. Ai përshkruan një qasje sistematike për angazhimin e palëve të interesit që do të ndihmojnë KRU “Hidrodrini” për të zhvilluar dhe mbajtur një marrëdhënie konstruktive me palët e interesuara gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit.

Dokumenti gjithashtu përfshin një Mekanizëm të Ankesave për palët e interesuara për të ngritur shqetësimet e tyre rreth Projektit. PAPI është prodhuar në përputhje me legjislacionin vendor dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të kërkuara nga KfW.

Për më shumë hollësi, ju lutemi shihni dokumentet e bashkëngjitura në lidhjet (“linqet”) e mëposhtme.

.