K.R.U. "Hidrodrini" SH.A. – Pejë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit

PEJË, ISTOG, KLINË, DEÇAN, JUNIK

PEJË, ISTOG, KLINË, DEÇAN, JUNIK

Historiku i kompanisë

Kompania Rajonale për Ujë dhe Kanalizim Hidrodrini është themeluar në Tetor te vitit 2004 në bazë të marrëveshjes së përbashkët  ndërmjet  Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM),  dhe pesë komunave (Pejë, Deçan, Istog, Klinë dhe Junik).

Nga data 31.05.2007  K.R.U. “Hidrodrini” Sh. A. nga Qeveria e Kosovës gjegjësisht nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik është pajtuar të zhvilloj aktivitetin  me numër të ri të biznesit 70432209. Kompania si Shoqëri Aksionare është e organizuar sipas rregullit ekzistues të ligjeve të Kosovës.

Sipas Ligjit Nr.03/L-087 për Ndërmarrje Publike jemi nën Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Republikës të Kosovës si Ndërmarrje Publike Qendrore.

K.R.U. “Hidrodrini” Sh. A. është institucion publik profesional i licencuar nga Autoriteti Rregullator për Sherbime të Ujit, për  ofrimin e shërbimeve bazë, të furnizimit me ujë të pijshëm dhe shërbimet e kanalizimit.

Kompania  është dhe do të mbetet ofrues profesional i furnizimit me ujë të pijshëm të kualitetit të lartë dhe të shërbimeve  të  kanalizimit. Prodhimi, shitja e ujit, shërbimet e kanalizimit dhe shërbimet tjera janë detyrat kryesore të kompanisë.

Qendra e kompanisë është në Pejë, në strukturën e vetë ka 5 njësi të biznesit në Pejë, Istog, Klinë, Junik dhe Deçan. Përbëhet prej katër departamenteve dhe katër zyrave profesionale.

Bordi i Drejtorëve i përzgjedhur nga Kryeministri, është organ i pavarur dhe bënë drejtimin dhe mbikëqyrjen e biznesit të kompanisë. Stafi menaxhues i kompanisë organizon punën, kryen udhëheqjen efektive të veprimtarisë dhe stafit.

Në kuadër të furnizimit apo të prodhimit të ujit të pijshëm në Kompaninë Rajonale ‘Hidrodrini’ ka këto të dhëna të Biznesit:

Njësia Operative Pejë:

Kjo Njësi Operative furnizon me ujë të pijes qytetin e Pejës dhe rreth 46 fshatra për rreth.

Kemi dy objekte prodhuese kryesore, Uji i Zi me dy sisteme të pompimit dhe të gravitet dhe Drini i Bardhë me gravitet.

Njësia Operative Istog:

Kjo Njësi Operative furnizon me ujë të pijes qytetin e Istogut dhe fshatrat për rreth.

Tetë Depo (Rezervare) të ujit me kapacitet 700m3, 400m3, 400m3, 800m3, 500m3, 200m3, 400m3, 400m3,

Shtatë stacione të pompimit,

Pesë stacione të klorinimit

Njësia Operative Klinë:

Burimi i ujit “Jarinë” furnizon me ujë qytetin e Klinës dhe disa fshatra.

Fabrika ka një kapacitet prodhues prej 310 m3/orë (86.1 l/s), por meqënëse uji që vie nga puset është në një sasi më të vogël dhe uji i bazenit të hapur është me turbullirë të lartë. Prodhimi i ujit varet nga turbullirat e ujit të lumit Drini i Bardhë.

Kjo Njësi Operative furnizon me ujë të pijes qytetin e Klinës dhe rreth 25 fshatra për rreth.

Një Stacion i klorinimit.

Njësia Operative Junik:

Sistemi i furnizimit me ujë është sistem me gravitet, ka një burim me kapacitet (30-45) l/s.

Dy  Depo të ujit me kapacitet 500m3 dhe 35 m3

Një rrjet prej 45 km gypësjelles të ujit.

Njësia Operative Deçan:

Sistemi i furnizimit me ujë është me sistem me gravitet, përpos sistemit kryesor, ka edhe sistemin e Strellcit, Isniqit si dhe sistemin e ujit për 6 fshatra: Broliq, Prapaqan, Dubovik, Kryshec, Papiq, Broliq dhe sistemi kryesor i Deçanit ku furnizohen këto fshatra: Carabregu i Epërm, Carrabregu i Poshtëm, Belegi, Lluka e Epërme dhe Lluka e Ulët.

Janë pesë Depo (Rezervar) me Kapacitet prej: Coopi 530m3, Nca 508m3, Strellc 720m3, dhe CDF 812m3.

 

Lidhja 1 nga SHUKOS

Lidhja 2 nga SHUKOS

Galeria