K.R.U. "Hidrodrini" SH.A. – Pejë

Kërkesat dhe Ankesat

K.R.U. “Hidrodrini” Sh.A. – Pejë është e përkushtuar që t’u ofrojë konsumatorëve të saj shërbime efikase dhe trajtim të drejtë të të gjitha kërkesave dhe ankesave.

Të gjithë konsumatorët, ekzistues apo të rinj, mund të paraqesin kërkesat apo ankesat e tyre përmes këtyre kanaleve zyrtare:

– Zyra për Kujdes ndaj Konsumatorëve;

– Qendra e Thirrjeve;

– Rrjetet tona sociale zyrtare;

Për çështje të zakonshme, ju ftojmë që fillimisht të konsultoheni me listën e kërkesave dhe ankesave më të shpeshta. Nëse rasti juaj nuk përfshihet aty, ju mund të parashtroni një kërkesë/ankesë të re sipas procedurës së rregullt.

Në rast paraqitjeje fizike në zyrat tona, konsumatori duhet të ketë me vete një dokument identifikimi dhe të plotësojë Formularin për Kërkesë/Ankesë me të gjitha të dhënat personale të kërkuara, përfshirë përshkrimin e saktë të çështjes.

Pas pranimit të kërkesës/ankesës,  konsumatorit i dorëzohet si dëshmi një kopje e kërkesës/ankesës e protokoluar dhe i mundëson atij të ndjekë statusin e shqyrtimit deri në përfundim.