K.R.U. "Hidrodrini" SH.A. – Pejë

Foto 2

Mbledhja konstituive e Bordit të ri, të përkohshëm KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë

U mbajtë Mbledhja konstituive e Bordit të ri, të përkohshëm të KRU ‘Hidrodrini’Sh.A. / Bordi anuloi Konkursin për pozitën e Kryeshefit, me numër 1384 të datës 02 Gusht 2024

Në Mbledhjen e sotme konstituive – virtuale, Bordi i përkohshëm i Drejtorëve të KRU ‘Hidrodrini’, në përbërje të znj. Qëndresa Kukaj-kryesuese, znj.Mirjeta Heta, z.Noli Carrabregu, z.Samir Lleshi – Drejtorë dhe z. Besnik Zeqiraj – U.D. Kryeshef Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, ka anuluar Konkursin për pozitën Kryeshef Ekzekutiv të kompanisë, me numër 1384 të datës 02 Gusht 2024.

Poashtu në këtë takim, me ndryshim-plotësime Bordi i përkohshëm i Drejtorëve ka aprovuar Statutin e kompanisë.

Ka marrë pjesë në takim edhe znj. Kreshnike Dreshaj – Sekretare e Kompanisë.

Janë diskutuar dhe vlerësuar edhe çështje të tjera të brendshme, me rëndësi për kompaninë, në interes të drejtpërdrejt të konsumatorëve të zonës së mbulueshmërisë.

Me respekt:

Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë