K.R.U. "Hidrodrini" SH.A. – Pejë

Nga Mbledhja e Bordit të Drejtorëve

Në zhvillimet e përgjithshme nga Mbledhja e rregullt e Bordit të Drejtorëve të KRU ‘Hidrodrini’, në përbërje të z. Jusuf Nikqi – kryetar, znj. Mevlyde Kelmendi-Begolli, z.Simon Balaj, z. Driton Sylqa – Drejtorë dhe z. Dri Cena – Kryeshef Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, e me pjesëmarrje në takim edhe të z.Besnik Zeqiraj – Zyrtar Kryesor Financiar i Kompanisë dhe znj. Kreshnike Dreshaj – Sekretare e Kompanisë, Bordi aprovoi me plotësim-ndryshime të gjitha pikat e rendit të ditës, si më poshtë;

*Rekomandimet nga KA

*Shqyrtimi i Draft/Raportit operativ-financiar Qershor 2024

* Shqyrtimi i Draft/raportit TM2 / 2024

* Shqyrtimi i Draft/rishikimit të Planit Buxhetor / 2024

Në pikën e rendit të ditës, në të ndryshme Bordi i Drejtorëve, pa praninë e zyrtarëve të lartë diskutoi performancën e Kryeshefit Ekzekutiv për 6 muajt e parë të vitit 2024, e cila u vlerësua negativisht nga të gjithë drejtorët e këtij organi. Performanca negative i parapriu vendimit unanim të bordit për lirimin nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv të z.Dri Cena. Në takim Bordi mori vendim që përkohësisht të emëroj në pozitën e U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv z. Besnik Zeqiraj. Bordi i Drejtorëve mori vendim për shpalljen e konkursit për pozitën vakante të Kryeshefit Ekzekutiv të kompanisë.’-thuhet në komunikatën e Bordit të Drejtorëve të KRU ‘Hidrodrini’Sh.A.-Pejë

Me respekt;

Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë