Në këtë kuadër, me Vendim të kryeshefit Ekzekutiv të Kompanisë ing. Dri Cena, ka udhëzuar të gjithë Menaxherët e zonës së mbulueshmërisë, laboratorin e kimisë dhe dikasteret përkatëse të kompanisë për ngritje të shkallës së kontrollit dhe mobiltetit në të gjitha burimet dhe sistemin furnizues të zonës.
Konstatohet, se deri më tash, në tërë zonën tonë të shërbimit, komunat, Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik, është brenda normave të duhura i klorinuar dhe i sigurt për konsum” thuhet në njoftim.
Po ashtu, u tha referuar praktikave shkencoro-mjekësore, të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkaktarë i sindromës meningjeale janë infeksionet bakteriale ose virale, ndërsa, si rrugë e përhapjes së infeksionit mund të jenë pishinat, vendet e freskimit, kontakti dhe uji për pije.
Në këtë kuadër, KRU ‘Hidrodrini’ derisa deklaron se uji, që nga burimet e deri tek sistemi furnizues është i pijshëm, APLEON për kujdes e kontroll në qasjen qytetare ndaj pishinave dhe vendeve të freskimit.