K.R.U. "Hidrodrini" SH.A. – Pejë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit

PEJË, ISTOG, KLINË, DEÇAN, JUNIK

PEJË, ISTOG, KLINË, DEÇAN, JUNIK

00005

Vizitë pune nga përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve dhe OSBE-së

KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë

Menaxhmenti Rajonal

Përfaqësues të lartë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë dhe ata të OSBE, qëndruan për vizitë në KRU ‘Hidrodrini’

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë, ing. Dri Cena ka pritur në takim z. Riçard Heater – Përfaqësues i Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe z. Gjovani Corbo – Përfaqësues i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Takimi ka pasur karakter shkëmbimi të informacioneve mbi rrjedhat e funksionimit dhe operimit të KRU ‘Hidrodrini’ në interes të konsumatorëve.

Në takim palët kanë diskutuar mbi bashkëpunimin në favor të të shërbimeve sa më cilësore në tërë rajonin e zonës së mbulueshmërisë, me theks të vecant ndaj komuniteteve pakicë.

Nikoqiri, z.Cena, në emër të kompanisë ka shprehur mirënjohjen dhe gatishmërinë e përhershme për bashkëpunim dhe bashkërendim të shërbimeve dhe projekteve të gjithëmbarshme.

Me respekt;

Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë