KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Menaxhmenti Rajonal
HAP I MADH DHE I RËNDËSISHËM NË NGRITJEN DHE AVANCIMIN E MËTEJSHËM TË KRU ‘HIDRODRINI’-Sh.A. – PEJË
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë – Drejtoria e Akreditimit e Kosovës, AKREDITON Laboratorin e KRU ‘Hidrodrini’-Sh.A. – Pejë
Pas përpjekjeve dhe përkushtimit profesional të Menaxhmentit të KRU ‘Hidrodrini’-Pejë, referuar rregullave dhe kushteve të parapara dhe kërkuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Drejtoria e Akreditimit e Kosovës, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, ing. Dri Cena’ ka pranuar edhe zyrtarisht nga organi përgjegjës qeveritar, Çertifikatën e Akreditimit të Laboratorit të KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A. – Pejë, ku tash e tutje do të realizohen Testimet e Ujit, procedurë që deri më tani është kryer poashtu profesionalisht nga IKSHPK.
Akreditimi është realizuar konform Standardit ISO, gjegjësisht: SK EN ISO/IEC 17025:2018
Me aktin e Akreditimit, Organi shtetëror për Akreditim me anë të pasijes me Çertifikatë, ka dhënë vlerësimin pozitiv konform standardeve të harmonizuara sipas rregullit të sipërshënuar, me çfarë edhe përcaktohet kompetenca teknike, integriteti dhe paanshmëria e organizatave që ofrojnë shërbime si testime, inspektime, kalibrim dhe shërbime të çertifikimit.
Menaxhmenti i KRU ‘Hidrodrini’, veçanërisht Departamenti i Cilësisë së Ujit i kompanisë, ndjehet kenar dhe i nderuar me vlerësimin profesional.
Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë
Me respekt: