KRU ‘Hidrodrini’ pjesë e fushatës ’16 Ditë të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore’
Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’ ing. Dri Cena është pritur sot në takim nga Ministrja e Drejtësisë e Qeverisë së Republikës së Kosovës znj.Albulena Haxhiu.
Takimi vie në kuadër të ’16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore’, ku me këtë rast është firmosur Memorandum Bashkëpunimi në mes të Minsitrisë së Drejtësisë dhe KRU ‘Hidrodrini’, memorandum ky, që për qëllim ka bashkëpunimin me qytetarë me mesazhe kundër dhunës në familje dhe rëndësinë e raportimit kur dhuna ndodhë.
Lajmi konfirmohet edhe nga kabineti i Ministres Haxhiu e ku mes tjerash potencohet se; ‘Të pranishmit shprehën kënaqësinë dhe falënderimin për bashkëpunimin në kuadër të kësaj kampanje të cilën e cilësuan si tejet të vlefshme, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për të parandaluar dhunën dhe për të raportuar atë.
Kampanja e “16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila organizohet nga Ministria e Drejtësisë, do të fillojë nga data 25 nëntor deri më 10 dhjetor 2023 me një sërë aktivitetesh.’
Me respekt;
Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë