KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Menaxhmenti Rajonal
Në kuadër të avancimeve teknologjike, me përkushtimin dhe mbështetjen nga Kryeshefi Ekzekutiv dhe Menaxheri i TI-së si dhe punën e palodhshme të kompanisë “Informatika Computers (Rikont)”, KRU “Hidrodrini” ka zgjeruar shërbimin për t’i ofruar konsumatorëve mundësinë e pagesës “Online” edhe në paisjet mobile me sisteme “Android” dhe “iOS”.
Krahas mundësive ekzistuse për pagesë online në ‘Web-faqen’ e kompanisë dhe Platformën e-Kosova, nga sot e tutje, aplikacioni ‘eHidrodrini’, mund të shkarkohet nga dyqanet: për Android – “Google Play Store” dhe për iOS – “Apple Store”.
Me respekt;
Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë


