KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Pas Thirrjes dy mujore – Fillon aksioni i çkyçjeve në zonën e mbulueshmërisë
Inspektorët rajonal të KRU ‘Hiodridrini’ të asistuar edhe nga Policia e Rajonale e Pejës kanë filluar sot zbatimin e masave të çkyçjes së konsumatorëve borxhlinjë.
Aksioni ka shtrirje në tërë zonën e mbulueshmërisë, ndërsa sot është fokusuar në komunat Pejë dhe Klinë.
Janë çkyçur nga rrjeti i ujësjellësit ekonomi biznesore e familjare si dhe institucione vitale, përfshirë Stacioni i KOSTT Elektrobartja – Prishtinë dhe Posta e Kosovës, Pejë – pika nr.5.
Çkyçje janë realizuar edhe në Çarshinë e gjatë të qytetit dhe në rajonin e fshatrave të Jabllanicës.
Numër i konsiderueshëm i konsumatorëve borxhlinjë, me vet-kërkesë, në afat prej 40 minutash, i janë përgjigjur aksionit duke kryer pagesën e menjëhershme dhe duke e dëshmuar me fletpagesa bankare në vendngjarje.
Aksioni do të vazhdojë në baza ditore.
KRU ‘Hidordrini’ falënderon konsumatorët e ndërgjegjshëm për kryerjen e obligimeve ndaj shpenzimit të ujit.
Respekt për punonjit e terrenit.
Me respekt;
Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë