🛡️ POLITIKAT E PRIVATËSISË
K.R.U “Hidrodrini” Sh.A. Pejë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” Sh.A. është ndërmarrje publike që ofron shërbime të furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizim për qytetarët e rajonit. Njoftimi hartohet në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe synon t’ju informojë mbi mënyrën sesi përpunojmë dhe mbrojmë të dhënat tuaja personale.
⚙️ Përpunimi i të Dhënave Personale
K.R.U “Hidrodrini” Sh.A., në cilësinë e kontrolluesit të të dhënave, ka vendosur masa sigurie që garantojnë se përpunimi i të dhënave tuaja bëhet në mënyrë të ligjshme, të drejtë dhe transparente.
Ky dokument mund të përditësohet periodikisht. Ju ftojmë të konsultoni rregullisht këtë politikë për çdo ndryshim të mundshëm.
❓ Përse i mbledhim të dhënat tuaja?
Përpunimi i të dhënave është thelbësor për ofrimin e shërbimeve tona:
- Lidhja dhe menaxhimi i kontratave të furnizimit me ujë dhe kanalizim
- Faturimi dhe arkëtimi i pagesave
- Mirëmbajtja e shërbimeve teknike
- Trajtimi i ankesave dhe kërkesave tuaja
- Përmbushja e obligimeve ligjore dhe rregullatore
Të dhënat përpunohen vetëm për qëllime specifike dhe nuk përdoren për qëllime të tjera të papërshtatshme.
🔐 Siguria e të dhënave personale
K.R.U “Hidrodrini” Sh.A, zbaton masat e duhura fizike, organizative dhe teknike për të mbrojtur të dhënat tuaja personale në pajtim me dispozitat përkatëse të Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Kohëzgjatja e ruajtjes së të dhënave personale varet nga qëllimet e përpunimit për të cilat ato janë mbledhur dhe është e rregulluar me Ligjin përkatës për Arkivat Shtetërore ose me ndonjë ligj tjetër përkatës.
📋 Çfarë të dhënash përpunojmë?
- Emër dhe mbiemër
- Numër personal
- Adresë banimi dhe shërbimi
- Numër telefoni & adresë emaili
- Numër konsumatori & kontrate
- Të dhëna financiare (faturat & pagesat)
- Lexime të ujëmatësve
Të dhënat ruhen vetëm për aq kohë sa është e domosdoshme për ofrimin e shërbimeve dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore.
! Të drejtat tuaja
Ju keni të drejtë të:
- Kërkoni qasje në të dhënat tuaja
- Korrigjoni ose përditësoni të dhëna të pasakta
- Kërkoni fshirjen e të dhënave, në raste të caktuara
- Kundërshtoni përpunimin në situata të veçanta
- Kufizoni përpunimin
- Parashtroni ankesë pranë Agjencisë për Informim dhe Privatësi
👤 Kush është përgjegjës?
Kontrollues i të dhënave: K.R.U “Hidrodrini” Sh.A.
Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Redžo Kojić
✉️ Email: [email protected]
📣 E drejta e ankimimit
Për të ushtruar ndonjë të drejtë, kërkesa duhet të dërgohet me shkrim ose përmes email-it. Në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, çdo person fizik që beson se i është shkelur e drejta për mbrojtjen e të dhënave personale, mund të paraqesë ankesë në K.R.U “Hidrodrini” Sh.A. në e-mail adresën: [email protected] pastaj pranë Agjencisë për informim dhe Privatësi me adresë: Rr. Zejnel Salihu - Nr.22, 10000, Prishtinë, Republika e Kosovës (Web: https://aip.rks-gov.net/).
🔄 Përditësimi i Politikës së Privatësisë
Ne mund të përditësojmë herë pas here politikën tonë të privatësisë dhe do t'ju njoftojmë për çdo ndryshim duke postuar Politikën e re të privatësisë në këtë faqe. Faqja e internetit mund të përmbajë linqe të ndryshme të faqeve të tjera të internetit, për të cilat ju rekomandojmë të i lexoni politikat e privatësisë të faqeve të tyre.
📬 Na kontaktoni
Për çdo pyetje ose shqetësim lidhur me këtë politikë, ju ftojmë të kontaktoni zyrtarin përgjegjës në emailin: [email protected]